Historia e Bukurisë

nga Umberto Eco

4,000 L

Categories: SKU: 9928103017

Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbëjnë një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora deri në kohën tonë, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurën, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e lashtë e deri sot. Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjesëtimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme, ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.

Viti:

2011

Faqe:

440

Botues:

Përkthyes:

Shpëtim Çuçka

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Historia e Bukurisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm