
Në qiell, hëna kishte zbritur paksa qysh kur kishte mbaruar mbrëmja e vallëzimit, por lëshonte një dritë aq të fortë, saqë nata dukej sikur ishte zgjeruar në mënyrë fantastike dhe Vanina, në atë vetmi të ndriçuar, u ndje e vogël fare siç ndihet njeriu përballë një shkretëtire, tamam sikur caqet e botës të kishin shkuar gjer në pafundësi. Mali lëkundej para syve të saj po aq i paqëndrueshëm sa një shtëllungë avulli, pishat, që dukeshin si të vizatuara, e derdhnin ngjyrën e tyre të errët nëpër ara e vreshta duke u ngatërruar kështu me to, dunat shkriheshin me kallamishtet, kurse deti ishte i tendosur si një lëkurë plot shkëlqim e shtrirë rrafsh mbi një daulle me përmasa ndërplanetare. Ç’zhurmë do të bëhej, po t’i binte një dorë po aq gjigante! Një vazhdë squfuri e gërvishtte zbehtas këtë lëkurë: ishte refleksi i hënës në ujin e qetë. S’frynte pikë ere: “Asgjë nuk është aq e papërshkrueshme,- mendoi vajza,- sa një natë e bukur.”
Viti: | 2013 |
---|---|
Faqe: | 112 |
Botues: | |
Përkthyes: | Edmond Tupja |
Libra të ngjashëm
-
Në kërkim të kuptimit
800 L560 L -
Misioni i Zigmund Frojdit
600 L540 L -
Mençuria e pasigurisë
1000 L700 L -
Mbi qetësinë shpirtërore
700 L630 L -
Meditime
800 L560 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.