Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.
Oskari është shumëçka: një xhuxh keqdashës, një qenie e pambrojtur, gjithmonë i dashuruar me ndonjë grua të cilën e idealizon, një burrë i talentuar që ia njeh fuqinë artit, i fiksuar pas rënies së daulles dhe pas seksit. Të gjitha këto e bëjnë Oskarin sa një monstër, aq edhe një hero tragjik, ndërsa veprën një farsë, të rrëfyer me sarkazëm të egër dhe me komizëm ekstravagant.
Historinë e tij kaq të çuditshme, Oskari na e tregon gjatë kohës që shkruan kujtimet e tij dhe të familjes, – nga mosha 28 deri në 30 vjeç, – i mbyllur në një klinikë të shëndetit mendor, njëkohësisht nën hetim për një vrasje. Bashkë me historinë e familjes së tij, ai po na rrëfen dhe historinë e Gjermanisë para, gjatë dhe pas Luftës II Botërore, duke trajtuar kështu një temë të madhe: fajin gjerman.
Viti: | 2023 |
---|---|
Faqe: | 776 |
Përkthyes: | Anna Kove |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Shihemi në gusht
1500 L