Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda. Mes këtyre faqeve, që i përpin gjatë leximit, është jeta e një popullsie të tërë, e cila e meriton të njihet, e rrokur e gjitha me një dorë. Me dorën e djathtë të autorit që e ka shkruar, përmes një stili sa realist aq edhe magjik ,përmes përshkrimesh sa të gjalla dhe të prekshme , aq edhe poetike dhe onirike. Nga kronika familjare apo e një fshati të vetëm, Namik Dokle arrin të ndërtojë kronikën e një krahine dhe të një vendi të tërë , të endë sagën për popullin e vet.
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 248 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L840 L -
Mërkuna e zezë
800 L560 L -
Kronikë në gur
1000 L700 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L630 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L350 L