Republick of Albanania
nga Ervin Hatibi
1200 L
Meqë nuk ekzistonte, u shpik. Për qytetarët masivisht të tradhëtuar nga partia-shtet, padroni punëdhënës i djeshëm që i hodhi në rrugë, fruta amerikolatine u bë vërtet njësia themelore e rendit të ri. Nëse nuk janë djegur, dosjet e manovrave ekonomike të fillimeve të tranzicionit, në shumë aspekte po aq të frikshme sa dhe ato të shërbimit sekret të diktaturës, mbajnë ende fshehur në modesti edhe emrat e atyre shpresëdhënësve të mëdhenj që shpërndanë anembanë bananen e lirë, amortizator e divident. Që të mund ta zinte gjumi, çdo i papunë flinte tashmë potencialisht mbi një kuti kartoni, stampuar me buzëqeshje të arta bananesh. Nëpër buzë rrugësh, hyrje shkollash, cepa sheshesh, desperado të moshave e profesioneve të ndryshme nga pas atyre kutive kapërcenin stigmën e matrapazit dhe ashtu, syulur, ndërtonin kapitalizmin – një banane pas tjetrës, me atë çmimin as të shtrenjtë as fare të lirë.
| Viti: | 2035 |
|---|---|
| Faqe: | 316 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kronikë në gur
1000 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L









