Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit marrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve ’50 atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për “Vdekje në Venetik”, ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e “Muzgut”, shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin. Pasternaku është i vetëm përballë makinës sovjetike. Kadare, duke pasur kartë të bardhë për të kritikuar BRSS-në, me të cilin Tirana ka prerë çdo lidhje, mund të denoncojë cenet e sistemit, pa ngjallur zemërimin e hapur të kritikës shqiptare. Ja gjithë paradoksi i këtij romani, me të cilin shkrimtari i lejon vetes që, me një ton satirik, madje fort të hidhur, të kritikojë indirekt mekanizmin e qeverisjes së Shqipërisë, duke folur për Moskën. Por edhe pse “politikishtkorrekt”, meqenëse ai kritikonte Bashkimin Sovjetik hrushovian, romani priti disa vite para se të kishte fatin të shihte dritën e botimit. Titulli i tij, nën një maskë vagneriane a nuk të kujton djegien e një Walkurie socialiste? Formula “muzgu i perëndive të stepës” nuk do të mund të shërbente në vitet 1990 apo 1991 për ndonjë studim mbi shembjen e bllokut komunist?
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Kështjella
1000 L -
Spiritus
1000 L -
Fabula Rasa
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.