Amerika do të mbetet superfuqia e vetme botërore edhe për shumë vite. Si do të jetë kjo lloj superfuqie? Çfarë roli duhet të luajë Amerika në botë?
Ian Bremmer mbron idenë se një politikë e jashtme pa busull ka rrezikuar pozicionin e Uashingtonit në arenën globale dhe ka krijuar një barrë të rëndë financiare. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, politikëbërësit amerikanë kanë dështuar vazhdimisht në menaxhimin e krizave në Afganistan, Irak, Iran, Libi, Siri dhe Ukrainë, sepse nuk kanë ndjekur një strategji të qartë.
Bremmer nxit lexuesit të mendojnë më thellë për të ardhmen e statusit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa eksploron tri alternativa:
- “Amerika e pavarur”, ka ardhur koha që Uashingtoni të heqë dorë nga përgjegjësia për të zgjidhur problemet e popujve të tjerë. Amerikanët duhet të udhëheqin duke dhënë shembullin më të mirë.
- “Amerika racionale”, Uashingtoni nuk mund të përballet me çdo sfidë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të jenë përqendrimi te mundësitë dhe mbrojtja e interesave të SHBA-së kur kërcënohen.
- “Amerika e domosdoshme”, vetëm Amerika mund të mbrojë vlerat nga të cilat varet stabiliteti global. Kjo botë nuk do të ketë qëndrueshmëri nëse popujve të tjerë iu mohohen të drejtat themelore.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 256 |
Përkthyes: | Blendi Lami |
Botues: |
Bëhuni i pari që shqyrton “Superfuqia” Anuloje përgjigjen
Libra të ngjashëm
-
Mbi kontratën shoqërore
1,000 L -
Utopia për realistët
1,500 L -
Arti i marrëveshjes së saj
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.