Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arriti pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait.
Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme, dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut është e dukshme gjithashtu edhe në transformimin e burimeve letrare të tragjedisë – veçanërisht Ur-Hamletin bashkëkohor – në një tragjedi të jashtëzakonshme. Ur-Hamleti, apo “Hamleti origjinal”, është një tragjedi e humbur, për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara Hamletit të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dëshmojnë për ekzistencën e Ur-Hamletit, me disa referenca që ia atribuojnë krijimin e saj Thomas Kyd-it, autorit të The Spanish Tragedy. Të tjera burime kryesore që u përdorën nga Shekspiri ishin Historia Danicae e Saxo Gramaticus (rreth vitit 1200), e cila paraqet një legjendë popullore me një subjekt të ngjashëm me Hamletin, dhe Histories Tragiques, Extraicts des Oeuvres Italiennes de Bandel (7 volume; 1559-80), që jep një variant më të zgjeruar të historisë që tregohet në Historia Danicae. Bazuar në këto burime Shekspiri krijoi Hamletin, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse, që vazhdon t’u japë kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj.
Përkthyes: | Fan S. Noli |
---|---|
Nr. i faqeve: | 256 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Don Kishoti I
1200 L -
The Siege of Shkodra
3000 L -
Mbreti Lir i stepës
500 L -
Haxhi Murati
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.