“Një roman brilant… [Një] satirë e pamëshirshme mbi shtrembërimet e mendjeve individuale dhe kolektive”.
― New York Times
Në vizionin e makthshëm ndikues të së ardhshmes të Anthony Burgess-it, ku natën vijnë kriminelët në pushtet, historia rrëfehet nga personazhi kryesor, Aleksi, një adoleshent që flet në një zhargon të shpikur fantastik që përçon fuqishëm reagimet e tij dhe të miqve të tij kundër shoqërisë së tyre. Marramendës dhe transgresiv, Portokall me kurdisje është një fabul e frikshme për të mirën dhe të keqen si dhe mbi kuptimin e lirisë njerëzore.
“Duket si një shokues i vogël pisanjos, por në të vërtetë është ajo gjë e rrallë në letrat angleze: një roman filozofik”.
― Time
“Portokall me kurdisje… është një libër që ende mund të lexohet me kënaqësi të përhershme, argëtim të vazhdueshëm dhe herë pas here me adhurim të pabesueshëm”.
― Martin Amis, New York Times Book Review
“Një libër tmerrues dhe mahnitës”.
― Roald Dahl
“Një libër shumë i çuditshëm”.
― William S. Burroughs
“Rrëfyer në një zhargon piroteknik ekstravagant, i cili që atëherë është futur në leksikun kulturor, Portokall me kurdisje është një triumf postmodern”.
― Esquire
“Një mishmash fin i mizorisë… Nëse nuk e kuptoni, atëherë nuk mund të mos ju quaj ptica staraja që nuk mund të vidoni horrorsho veshçen kur e keni mu para gllazave. Dhe jarbliçka për ju”.
― Kingsley Amis
“Një prej romaneve më me ndikim dhe më novatore të të gjitha kohërave, dhe nga më të mirat”.
― Irvine Welsh
“Të gjitha fuqitë e z Burgess si një shkrimtar komik, që janë të konsiderueshme, kanë shkuar te gjuha e pasur e Utopisë së tij kokëposhtë”.
― Malcolm Bradbury
“Një arritje teknike e jashtëzakonshme”.
― New Statesman
Anthony Burgess (1917-1993) është autor i shumë veprave, duke përfshirë The Wanting Seed, Nothing Like the Sun dhe Re Joyce. Portokall me kurdisje është një prej “100 romaneve më të mira” të revistës Time dhe Modern Library dhe ishte në listën e librave të David Bowie-t.
Faqe: | 276 |
---|---|
Viti: | 2025 |
Kopertina: | E butë |
Përkthyes: | Durim Taçi |
Libra të ngjashëm
-
Komploti kundër Amerikës
1000 L900 L -
Hajdutja e parfumeve
1400 L1260 L -
Testamentet
1500 L1350 L -
Killing Commendatore
1600 L1440 L -
Njeriu që shet gjak
1200 L840 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.