Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit
nga Elisa Binda, Mattia Perego
1000 L 850 L
Tea është një magjistare disleksike, mezi lexon. Çfarë fati i keq, sepse për të bërë magji, ajo duhet të lexojë formula të ngatërruara magjike! Pas një aventure tjetër në klasë, që përfundon me ankesat e një shoku, Tea përjashtohet dhe, shumë e zhgënjyer, merr vesh lajmin se prindërit do ta dërgojnë në të vetmen shkollë të gatshme për ta pranuar: Akademinë Ofelia Blum për Krijesat Magjike, e njohur edhe si “akademia për krijesa me cene”.
Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t’i ndihmojë t’i zhvillojnë ato. Pikërisht këtu, Tea do të gjejë shokët më të mirë që mund të kishte dashur ndonjëherë: djaloshin Noa Karter, që vuan nga paraliza cerebrale, por kur shndërrohet në një gargojl është i shkathët dhe i fuqishëm; Violën, sirenë e gjallë me flokë me ngjyrat e ylberit, e paaftë të ndiejë dhimbje; Viktorin, djaloshi ujk që ka humbur gjymtyrët e poshtme, por ka mësuar të ngrihet përballë çdo vështirësie; Tesën, zanë e bukur dhe e ëmbël me autizëm; magjistarin Morgan, i cili gjen një mënyrë për të bërë magji, megjithëse belbëzon; dhe Xhonatanin, fantazma e ndrojtur që priret të gjejë strehë në jetën e përtejme.
Bashkë me ta, Tea do të mësojë të përballet dhe të kapërcejë mundësitë e veta, veçanërisht kur ujku, një magjistar shumë i fuqishëm, kërcënon fatin e të gjithë komunitetit të krijesave magjike… Mosha e leximit: nga 10 vjeç.
Viti: | 2023 |
---|---|
Faqe: | 288 |
Botues: | |
Përkthyes: |
Libra të ngjashëm
-
Gjergji dhe Ana në kërkim të thesarit kozmik
1200 L1020 L -
Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (#5)
1400 L1190 L -
Shpëtimi i Amalit
1000 L850 L -
Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve
1200 L1020 L -
Tom Gejts 2 – Justifikime të shkëlqyera
1000 L850 L