Gënjeshtarë të vegjël

1000 L 900 L

Categories: SKU: 9789928277350Tags:

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me “bonsens”. Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit.

Viti:

2019

Faqe:

288

Botues:

Libra të ngjashëm