Gjyshi im ishte një pemë qershie
Angela Nanetti
700 L 630 L
Gjyshi im ishte një pemë qershie është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur të jetës së tij. Kur lindi nëna e Toninos, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Ajo ishte pema ku luante dikur mamaja e tij e më pas edhe vetë ai.
Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e kishte dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie.
Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, sepse pengonte ndërtimin e rrugës, Toninoja bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit.
Askush nuk mund ta cenonte atë pemë, pasi në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh aq të jashtëzakonshëm, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve…
| Viti: | 2017 |
|---|---|
| Faqe: | 128 |
| Përkthyes: | Lejbjana Braho |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Harry Potter dhe fëmija i mallkuar
1000 L900 L -
Harry Potter dhe kupa e zjarrit (#4)
1250 L1125 L -
Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit
1000 L900 L -
Tom Gejts 2 – Justifikime të shkëlqyera
1000 L900 L -
Harry Potter dhe guri filozofal (#1)
900 L810 L









