Gjysma e asgjësë

nga Catherine Dune

800 L 680 L

Categories: SKU: 9994346288

Në qendër të këtij libri qëndron një familje. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, është një familje krejt normale si e çdokujt tjetër. Ajo përbëhet nga pesë anëtarë. Babai quhet Ben, është dyzet e pesë vjeç dhe ka filluar t’i dalë barku. Punon dhe mban shtëpinë. I do shumë fëmijët dhe sillet mirë me të shoqen. Roza, nëna, është dyzet e dy vjeç dhe ndihet paksa e lodhur nga njëzet vjetët e luftës me të papriturat e jetës. Është një nënë e dashur, që kujdeset për gjithçka duke ia dalë mbanë për mrekulli dhe i qëndron besnike Benit. Fëmijët janë tre. Kjo familje ecën para duke jetuar ditë pas dite. Shpesh, Beni dha Roza pyesin veten: Kjo na qenka jeta? Por nuk guxojnë t’ia thonë njëri-tjetrit në sy. Një mëngjes Beni hyn në kuzhinë dhe kërkon të flasë me Rozën, që është duke zierë vezët. PAS NJËZET VJETËSH MARTESË, AI KA VENDOSUR TË LARGOHET. Gjysma e asgjësë është romani i suksesshëm i Catherine Dunne, ditari i qartë dhe dramatik i një gruaje, që krejt papritur gjendet fill e vetme, pa një dysh në xhep dhe me barrën e shtëpisë mbi supe. Si një album fotografish, shpaloset hap pas hapi jeta e re e Rozës, si një gërshetim i copëzave të jetës së shkuar, i ëndrrave të rinisë, iluzioneve romantike për martesën. Por Roza bëhet e fortë dhe falë energjive të brendshme, të strukura e të harruara, jo vetëm arrin t’i shërojë plagët e shpirtit të lënduar, por edhe t’i kthejë buzagazin jetës së saj. Një roman tërheqës që të përpin të tërin, ku shkrimtarja dublinase, falë gjuhës së zhdërvjellët dhe të goditur, me një paraqitje bindëse të situatave dhe të gjendjeve shpirtërore, na dhuron një portret sa të vërtetë e prekës, aq edhe ironik e plot gjallëri të krizës së një çifti, e parë kjo me syrin e një gruaje.

Botues:

Përkthyes:

Agim Doksani

Libra të ngjashëm