Hebrenjtë në Shqipëri
nga Monika Stafa
Me parathënie nga Ismail Kadare
2000 L 1700 L
Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
Qëndrimi ndaj hebrenjve ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje globale, planetare. Kjo, për arsyen e qartë se ndërgjegjja e njerëzimit mbarë është vënë në provë.
Historia shqiptare ka një pikë takimi tepër të ndjeshme me këtë dramë botërore. Qëndrimi ndaj hebrenjve, më saktë, mbrojtja e tyre, nga një popull me histori të zymtë, si i yni, që e nderon, në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Është kjo një nga arsyet që libri i shkrimtares dhe studiueses së re Monika Stafa “Hebrenjtë në Shqipëri” zgjon një interes të veçantë.
Ismail KADARE
(Pjesë nga parathënia)
Libra të ngjashëm
-
Shqipëria. Ngritja e një mbretërie
1250 L1063 L -
Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar.
1400 L1190 L -
Vilajeti i Kosovës (1877-1912)
1200 L1020 L -
Historia e Ballkanit
2000 L1700 L