Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurdë që kisha berë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja. Ç’rendesi kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç’rëndesi kishin për mua Zoti i tij, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezerit e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai ketë? Të gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do të dënoheshin një ditë prej ditesh.
| Peshë | ,2 g/kg |
|---|---|
| Faqe: | 164 |
| Viti: | 2018 |
Libra të ngjashëm
-
Gjiganti i fjetur
1000 L -
Udhëtim në Europën Lindore
1000 L









