“Shkrimi i Znj. Yoshimoto është i kthjellët, i sinqertë dhe çarmatosës… [Ai] e rrëmben simpatinë e lexuesit dhe nuk e lëshon”.
Michiko Kakutani
The New York Times
“Kitchen” është një libër magjepsës dhe origjinal që vë përballë dy rrëfime për nënat, dashurinë, tragjedinë dhe fuqinë e kuzhinës dhe shtëpisë në jetët e dy grave të reja me shpirt të lirë në Japoninë bashkëkohore. Mikage, heroina, është një jetime e rritur nga gjyshja e saj, e cila ka ndërruar jetë. Mikagen e pikëlluar, e merr në shtëpi miku i saj, Juiçi, dhe nëna e tij (që në të vërtetë është babai i tij që vishet si grua), Eriko. Teksa të tre formojnë një familje të improvizuar që së shpejti përballon humbjet e veta tragjike, Yoshimoto thur një rrëfenjë të bukur e evokuese me kuzhinën dhe ngrohtësinë e shtëpisë në zemër të saj.
Me një stil fin e plot fantazi që të kujton Marguerite Duras-in e hershme, “Kitchen” dhe tregimi shoqërues, “Hija e dritës së hënës”, janë rrëfenja elegante, thjesh- tësia e dukshme e të cilave është dredhia e një shkrim- tareje shumë të veçantë, zëri i së cilës të mbetet në mendje dhe në shpirt.
Viti: | 2025 |
---|---|
Faqe: | 152 |
Përkthyes: | Ledia Dushi |
Libra të ngjashëm
-
Gjithçka kërkon shpëtim
1200 L -
Rrëfenja nga kafeneja
900 L -
Mega Monster
1300 L -
Si ta njohësh një person
1400 L -
Attached
1400 L