Novelat
nga Martin Camaj
Përmban:
– PISHTARËT E NATËS
– SHKUNDULLIMA
– RRUNGAJA NË MARS
– KATUNDI ME GJUHË TË FSHEHTË
– GJON GAZULI
– JESMINË
– BIGAMI
900 L 765 L
Veprimtaria krijuese e Martin Camajt u zhvillua kryesisht në mërgim dhe fund e krye u dominua prej dy trashëgimish: bota që shkrimtari kishte marrë me vete duke u shkulur prej rrënjëve të të parëve dhe po ajo botë e rizbuluar me dije në vitet e mëvonshme, gjatë kërkimeve të tij gjuhësore, etnologjike, historike dhe letrare…
…Martin Camaj i shmanget Shqipërisë ideologjike dhe gjen strehë te Shqipëria etnografike, te Shqipëria shpirtërore që nuk i ndahej. Atje ai krijon opozicionin e vet me atë që quhej “Shqipëri e re”, sepse atje mbijeton ende shqiptari i dikurshëm, qoftë dhe i ashpër dhe fatal, bashkëjetues me ujqërit, përmbytjen, vërshimin, rrungajën, shkundullimën. Karakteret e Martin Camajt u ngjajnë, nëse do të përdornim një leksemë të shqiptarëve të veriut, rragâjve të maleve, që ngjanin edhe më arrogantë, si e thotë burimi i fjalës; më të egjër se egërsirat vetë. Pikërisht këto zgafella të mbijetesës së të shkuarës janë ngushëllimi i Camajt, i cili është gati të shkojë deri në kohën e dinosaurëve, mjafton të mos e implikojë letërsinë e vet me çështje ideologjike.
Prof. Dr. Shaban sinani
Pjesë nga parathënia
Libra të ngjashëm
-
Lulet e ftohta të marsit
900 L765 L -
Dashuritë e virgjëreshës Madalenë
700 L595 L -
Fabula Rasa
1000 L850 L -
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut (Aktori)
700 L595 L -
Dead End
1000 L850 L