Pikënisja e mëkatit

1000 L

Categories: , SKU: 9789928824714Tags: ,

Lulzim Logu, si poet, përbën një veçanti për t’u theksuar: Përkundër prirjes së përgjithshme të njerëzve të letrave, të kulturës dhe të artit për t’u përqendruar në Tiranë, domethënë në kryeqytet, ai zgjodhi ta bënte jetën e vet në vendlindje, në Tropojë. Kuptuar kjo se atje e ka shkruar dhe vazhdon ta plotësojë veprën e vet poetike. Nisur nga kumti i poezisë së tij dhe estetika e shprehjes së këtij kumti, do të thosha se Lulzim Logu nuk e zgjodhi Tropojën i shtyrë nga ndonjë dalldi romantike paseiste për t’u tërhequr larg “rrëmujës dhe rrëmetit” të qytetit të madh. Tropojën e ka zgjedhur si pikë të ngritur mbi reliev, për ta parë nga lart pikërisht “rrëmujën dhe rrëmetin”. Kësisoj, e shndërron Tro- pojën, kulturalisht, në qendër të botës, prej nga niset imagjinata e tij e pasur për të bërë sinteza poetike të rëndësishme dhe origjinale mbi shumë nga proble- matikat thelbësore të qytetërimit të sotëm, duke përdorur njësoj, pa komplekse dhe me zhdërvjelltësi, teknika ligjërimore përvetësuar nga tradita letrare e Japonisë së largët apo nga vajtimet e Ajkunës së pangushëllueshme.

Besnik Mustafaj

Libra të ngjashëm