Premtoj të dashuroj

1,200 L

Categories: SKU: 9789928004697

Ne një stol, mu në gendër të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve ështe ulur një burrë. Në gjunjë mban një bilok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë.

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë. Është një forcë që u shmanget etiketimeve dhe përkufizimeve, duke marrë gjithmonë forma të ndryshme: si gëzim, ëndërr apo lumturi.

Është balsami që mund të qetësojë dhimbjen dhe të shërojë plagët më të thella. Një përvojë gjithëpërfshirëse, që na detyron të vëmë në pikëpyetje zgjedhjet dhe të gjejmë guximin për ta kthyer botën përmbys, për të kuptuar se kush jemi dhe çfarë kemi ende për të dhënë. Atëherë, për të njohur këtë emocion të jashtëzakonshëm, mjafton të mësosh të kridhesh në të, të rrezikosh gjithçka pa u menduar shumë, të hapësh zemrën tënde edhe kur askush nuk duket se e ka çelësin e duhur për të hyrë aty. I çmendur është ai që nuk e lëshon veten në premtimet e dashurisë.

Viti i botimit:

2021

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

376

Përkthyes:

Taulant Hatia

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Premtoj të dashuroj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm