Qyteti i avullit

800 L

Categories: , SKU: 9789928292957

Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

“Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës.”

Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës.

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën.

Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht.

Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron.

Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudí, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

192

Përkthyes:

Flavia Kaba

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Qyteti i avullit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm