“Sfinga e gjallë” është pararendëse e metateatrit në dramaturgjinë dhe teatrin shqiptar. Ajo është ikonoklastike në trajtim: gjakmarrjen e sheh si krim. Formalisht fragmentarizon kompozicionin dramatik, duke injoruar shkaqet dhe duke u fokusuar në pasojat. Personazhet aty janë figura të vetëdijshme për rolin që duhet ta luajnë në skenë, sepse janë mishërim i miteve, legjendave dhe i teksteve të ndryshme. S nga e gjallë është dramë që ruan shenja nga teatri antik (mythos, ethos, pathos, katharsis), nga teatri mesjetar (binomi: e mira, e keqja; e bardha, e zeza), nga teatri i Rilindjes europiane (Mukaili si Lolo, Kabili si Riçardi), nga teatri neoklasik (arsyeja, qartësia, karakteri konstant), nga teatri romantik (përzierja e llojeve teatrale), nga teatri modernist (funksionalizimi i dekorit dhe i rekuizitave, simbolizmi skenik, vallëzimi, përzierja e teknikave) dhe inkuadrohet natyrshëm në teatrin postmodernist ku, sipas sloganit të tij të njohur, gjithçka lejohet.
Viti: | 2022 |
---|---|
Faqe: | 156 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Mërkuna e zezë
800 L