Ky është pa dyshim libri më i plotë dhe më gjithëpërfshirës për Shqipërinë dhe shqiptarët që është shkruar nga një i huaj. Mes një numri jo të vogël krijimesh letrare, shënimesh udhëtimi apo sprovash historike të autorëve të huaj për periudha të veçanta të historisë sonë, vepra e historianit britanik Joseph Swire-s zë një vend të veçantë si e vetmja histori tërësore e Shqipërisë qysh nga origjina e shqiptarëve deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX. I mbështetur në një pasuri të lakmueshme dokumentare dhe bibliografike, ky libër përveç një informacioni të gjerë dhe shpesh të panjohur për lexuesin shqiptar, shquhet për simpatinë e ngrohtë për shqiptarët dhe për përpjekjen e tij të sinqertë (veçanërisht të dobishme në kohën kur u shkrua) për të nxjerrë në shesh padrejtësitë historike që iu bënë atyre dhe prapaskenat politiko-diplomatike ku u gatuan ato. Gjuha shprehëse dhe zhdërvjelltësia e stilit e bëjnë këtë vepër tërheqëse dhe njëkohësisht emocionuese.
Viti: | 2005 |
---|---|
Faqe: | 432 |
Botues: | |
Përkthyes: | Kujtim Ymeri |
Libra të ngjashëm
-
Historia e origjinës
1400 L -
Gra të përgjithshme
800 L -
Të Drejtët
1500 L -
Barleti i hershëm
2500 L -
Hebrenjtë në Shqipëri
2000 L