Shtëpia pa libra

nga Nasi Lera

900 L 765 L

Categories: , SKU: 9789928824585

Në shtëpi u ktheva duke ndjekur me mendje kilometër për kilometër udhëtimin e asaj dite të kamionit të vjetër të babait. Përfytyrimi im ishte i turbullt, sepse i mungonte shiu. Për ta bërë sa më të vërtetë përfytyrimin tim, sajova një shi që binte i tërbuar kudo, por jo në rrugën malore plot gropa dhe kthesa të forta nga kalonte kamioni. Nëna nuk ndodhej në shtëpi. Duhej të kishte shkuar te fqinjët për të pirë kafenë e fundit të asaj dite. Nxora librat nga çanta dhe i vura mbi tryezë. Ata e kthyen dhomën e zjarrit në një botë të panjohur, të shkëputur nga bota që trokiste në dritare me anën e një dege peme. Trokitja i ngjante thirrjes që më dërgohej nga rruga, por unë kisha vendosur të mos i përgjigjem. Sa fillova të lexoj, në veshë më ushtoi një thirrje e largët, tepër e largët, që po e dëgjoja për herë të parë. Dhe nuk isha më në dhomën e zjarrit, në qytetin tim të vogël, por në një qytet të madh rrëzë të cilit rridhte një lumë i madh. Ditë apo natë është tani aty, thashë dhe si ta kërkoja përgjigjen te dritarja, pashë se mbi qelqet e saj po përplasej shiu. Mbylla librin dhe shkova në kuzhinë. Nëna e kishte pirë kafenë e fundit të asaj dite me fqinjët, ishte kthyer pa zhurmë dhe nuk më kishte shkëputur nga leximi.

Libra të ngjashëm