Ta kam numrin

nga Sophie Kinsella

1000 L 850 L

Categories: SKU: 9928103673

Çfarë ndodh nëse të grabisin celularin dhe e gjithë jeta jote është aty brenda? Ndihesh e humbur, natyrisht. Është pikërisht kjo që i ndodh Popit, fizioterapistes së hallakatur që së shpejti do të martohet. Pikërisht kur telefoni i duhet për një punë, që është pak të thuhet urgjente! Sepse veç të tjerash, në mes të një feste humbet unazën e vyer të fejesës, një smerald që nuk e kishte parë kurrë në gjithë ekzistencën e saj. Popi është në panik, dhe ndërsa kërkon e tmerruar unazën e humbur, çfarë shikon në një kosh mbeturinash? Një celular të ri që duket sikur po pret pikërisht atë. Është një çast. Dhe është i saji. Nuk mund t’ia lejojë vetes luksin e dyzimit, jo në këtë moment. Po i kujt është ai telefon? Dhe kujt i drejtohen ato mesazhet e çuditshme që merr? Popi nuk ka kohë të bëjë shumë pyetje. I duhet të gjejë unazën, ka një dasmë për të organizuar dhe disa çështje të lëna pezull me vjehrrit e ardhshëm. Ajo nuk e di se ai telefon dhe i panjohuri me të cilin do të përballet do t’i pështjellojnë jetën.

Viti:

2018

Faqe:

368

Botues:

Përkthyes:

Doriana Daka

Libra të ngjashëm