Fern Brukbenksi ka çuar dëm një pjesë të mirë të jetës së saj si e rritur duke menduar për Uill Baksterin, artistin e ri, idealist e tërheqës, me të cilin kaloi një ditë natë në të njëzetat e hershme, një takim i rastësishëm që përfundoi në një aventurë njëditore në qytet. Koha ishte e papërshtatshme, por lidhja e tyre ishte e pamohueshme: ata ndanë çdo sekret, çdo ëndërr dhe bënë një marrëveshje për t’u takuar një vit më vonë. Ferni u shfaq. Uilli nuk e bëri.
Në moshën tridhjetedyvjeçare, jeta e Fernit nuk duket aspak ashtu siç e imagjinonte dikur. Në vend që të jetojë në qytet, Ferni kthehet në shtëpi, për të drejtuar resortin buzë liqenit të nënës së saj diçka që ishte zotuar të mos e bënte kurrë. Resorti, të cilin tani e administron ish-i dashuri i saj, Xhemi, gjendet në vështirësi ekonomike dhe Ferni nuk di nga t’ia fillojë.
Ajo ka nevojë për një plan dhe për ndihmë. Për habinë e saj, ndihma vjen në formën e Uillit, i cili mbërrin në resort nëntë vjet me vonesë, duke tërhequr një valixhe dhe me ofertën për të ndihmuar. Uilli mund të jetë i vetmi person që e kupton se çfarë po kalon Ferni. Por si mund t’i besojë ajo këtij mirazhi të veshur me kostum të shtrenjtë, i cili nuk duket aspak si djaloshi që takoi shumë vite më parë. Uilli po fsheh diçka dhe Ferni nuk është e sigurt nëse dëshiron ta mësojë se për çfarë bëhet fjalë.
Por dhjetë vjet më parë, Uill Baksteri e shpëtoi Fernin. A mund të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë për të?
“I mrekullueshëm… një vals prekës romance dhe zemërthyerje.”
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 320 |
Viti: | 2024 |
Përkthyes: | Manushaqe Bako |
Libra të ngjashëm
-
Si ta njohësh një person
1400 L -
Fourth wing – Krahu i katërt
1600 L -
Mega Monster
1300 L -
Shpëtimi i mëlçisë
2000 L -
Shihemi në gusht
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.