“Të burgosur nga gjeografia” shqyrton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, për të ofruar një panoramë të qenësishme të njërit prej faktorëve themelorë dhe vendimtarë në historinë botërore. Është koha për ta rivendosur gjeo-n në gjeopolitikë
Mbase libri më i duhur për t’u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen. Sepse, siç thotë autori, gjeografia nuk është fat, është fakt. Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për të ndjekur ngjarjet botërore duhet të kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet – por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë.
Nëse ndonjëherë ke pyetur veten se pse Putini është kaq i fiksuar me Krimenë, pse SHBA-të ishin të destinuara të bëheshin fuqi globale apo pse baza e fuqisë së Kinës vazhdon të zgjerohet, duke avancuar përpara, përgjigjet gjenden të gjitha këtu.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 314 |
Përkthyes: | Enela Topulli |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Superfuqia
1200 L -
Fundi i tregut të lirë
1500 L -
Premtomë, baba
1400 L -
Rrëfenja amerikane
2000 L -
Arti i marrëveshjes së saj
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.