Të pamëkatët

nga Sofronis Sofroniu

800 L

Categories: SKU: 9928292926

Te ky roman, ngjashmëritë me njerëz të vërtetë dhe me ngjarje reale nuk janë të rastit: në romanin Të pamëkatët, ndërthuren jetë personazhesh të njëmendtë e të trilluar, ndërsa veprimi udhëton në hapësirë (Qipro, Amsterdam, Nju Jork) dhe në kohë (shekujt XXI, XX, XIX, XVI). Është marramendëse shpejtësia e këtij udhëtimi, filli i rrëfimit i shtrëngon personazhet, erotika përleshet me asketikën, historia bëhet nënshtresë e letërsisë dhe letërsia na jep gjurmë nga historia. Shqetësimi dhe problematika e romanit përqendrohen te heroi kryesor, Anton Leontiu, kryepeshkop i Qipros për një periudhë vetëm disaditore, pothuajse në mesin e shekullit të kaluar. Në rrjedhën e stuhishme të jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte të ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit. Në një gërshetim të fantazisë me historinë, njerëzit përpiqen të zbulojnë nëse veprimet që kryejnë janë rrjedhojë e vendimeve të ndërgjegjes dhe vullnetit të tyre apo diktohen prej faktorësh të jashtëm.

Viti:

2021

Faqe:

288

Botues:

Përkthyes:

Romeo Çollaku

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Të pamëkatët”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm