Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat. Vepra mban emrin e tregimit më të gjatë të përmbledhjes, por, në të njëjtën kohë, Teposhte mund të kuptohet edhe si shthurje morale e vetë personazheve. Në këto tregime thyhet idili i familjes rurale, kur na tregohet për një fëmijëri pa gëzim, shpesh edhe brutale, si dhe për epshin, alkoolizimin dhe lakminë e të rriturve. Përmes një ndërthurjeje të realitetit dhe të fantazisë, të maktheve dhe të qeshurave “të errëta” na zbulohen përshtypjet e një fëmije për jetën, si dhe jeta e trazuar në diktaturën e Çausheskut në Rumani.
| Viti: | 2021 |
|---|---|
| Faqe: | 156 |
| Përkthyes: | Anna Kove |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vjeshta e Patriarkut
2000 L -
Demian
1400 L









