Todo modo & Konteksti

nga Leonardo Sciascia

750 L

Categories: SKU: 9992747986-1

Në një vend të vetmuar, dikur ermitazh dhe më pas hotel, i drejtuar nga don Gaetanoja, prift erudit, mblidhen njerëz, që i përkasin parisë së vendit: prelatë të kishës, politikanë, industrialistë dhe financierë, të përfshirë në rrjetën e neveritshme të intrigave dhe të bashkëfajësisë. Por makineria e marrëveshjeve të fshehta ngec: dy vrasje të pashpjegueshme futin në mes rrëmujën dhe… policia ndodhet në zemër të ermitazhit. Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Prokurori Varga është gjetur i vrarë. Pas tij, gjatë një shëtitje vetmitare, gjen vdekjen gjykatësi Sanca. A janë këto vrasje të rastësishme apo pjesë të një përbetimi? Inspektori Rogas mendon se po, por sapo i fut hetimet në një rrugë të mbarë, ai transferohet… Në një galeri artesh, një mëngjes të zymtë, edhe ai e përfundon ciklin e jetës, bashkë me një politikan të së majtës. Me një qartësi të jashtëzakonshme, në një sfond të errët, vizatohet në këtë histori fizionomia e një pushteti, që “përherë e më shumë dhe pak nga pak, merr formën e errët të një zinxhiri marrëveshjesh të fshehta, që përafërsisht mund ta quajmë mafioz”, siç shprehet vetë autori. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).

Viti:

2005

Faqe:

224

Botues:

Përkthyes:

Nasi Lera

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Todo modo & Konteksti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm