Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë.
Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej.
Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë – viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit – tmerrohen nga kjo e keqe.
Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t’u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin.
Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë.
Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 256 |
Përkthyes: | Oriana Tamburi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Familja e katit të sipërm
1300 L -
Largësi shpëtimi
800 L -
Vrasësi i verbër
1400 L -
Rikthimi i familjes Lamb
1200 L -
Labirinti i Shpirtrave
1800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.