Historia e Kuvajtit
nga Amir Muharemi
1250 L Çmimi origjinal qe: 1250 L.1125 LÇmimi i tanishëm është: 1125 L.
10% Off
Territori ku shtrihet Kuvajti, me një sipërfaqe prej 17 818 km2, është banuar që prej mijëra vjetësh dhe ka shërbyer si vend kalimi për udhëtarë, tregtarë dhe ushtri të ndryshme. Qyteti i Kuvajtit mendohet se është themeluar në fillim të shekullit XVIII, kurse shteti i Kuvajtit në gjysmën e dytë të po këtij shekulli. Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin. Sidomos në fillim të shekullit XX, më pas gjatë Luftës së Parë Botërore dhe në periudhën midis dy luftërave dhe deri me zhvillime të ndryshme e shumë interesante që kanë të bëjnë me industrinë e naftës, me veprimtari të shumta të modernizimit ekonomik, me revolucionet në vendet fqinjë e deri te vendosja e demokracisë, në demonstratat e viteve të para të shekullit XXI dhe marrëdhëniet me botën arabe, por edhe me Iranin, që zënë vend të veçantë në libër. Duke shfletuar faqe pas faqeje librin, që është i shoqëruar me një bibliografi shumë të pasur, e cila na ndihmon të njohim edhe më mirë zhvillimet politike dhe ekonomike, kemi mundësi të ndjekim përparimin dhe modernizimin e këtij vendi. Një libër shumë interesant, që na jep informacion të plotë, të gjerë dhe shumë të dobishëm.
| Viti: | 2023 |
|---|---|
| Faqe: | 304 |
| Botues: | |
| Përkthyes: | Xhelal Fejza |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Divani i Stambollit. Një histori ndryshe e Perandorisë Osmane
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L. -
Sale
Homo Deus: Një histori e shkurtër e së nesërmes
2000 LÇmimi origjinal qe: 2000 L.1800 LÇmimi i tanishëm është: 1800 L. -
Sale
Vilajeti i Kosovës (1877-1912)
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L.









