Një debutim joshës, me humor dhe i mprehtë rreth pasojave shkatërruese që mund të sjellë një martesë e ngutshme.
Kleo, piktorja britanike njëzetekatërvjeçare, e ka lënë vendlindjen dhe ka shkuar në New York, ku ende po kërkon vendin e saj në qytetin që nuk fle kurrë, aq më tepër në situatën ku tanimë gjendet: pak muaj para mbarimit të vizës studentore. Pikërisht në këtë kohë njihet me Frankun, një sipërmarrës njëzet vjet më i madh dhe tejet i suksesshëm, jeta e të cilit është plot me ato lukse që asaj i mungojnë. Ai i jep gjithë mundësitë e botës: për të qenë e lumtur, për të pikturuar si dhe për të pasur një Green Card. Kështu martohen, me shumë ngut, duke bërë që jeta t’u ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme, jo vetëm atyre, por edhe njerëzve përreth.
Secili kapitull lexohet me një frymë. Në ta shpaloset jeta e Kleos, Frankut dhe gjithë miqve e familjarëve të tyre, mes të cilëve bien në sy personazhe si miku i ngushtë i Kleos që po përpiqet të përqafojë identitetin e tij gjinor pas martesës së saj apo motra e vogël e Frankut që, e lënë pa ndihmë financiare, planifikon takime me “sugar daddy” për të mbijetuar.
Vetë çifti Kleo dhe Frank portretizohet me penelatat më aktuale që mund të sjellin sprovat e një martese apo sfidat e problemeve dhe paqëndrueshmërisë së shëndetit mendor. Lexuesi ia del të krijojë një marrëdhënie thuajse konkrete, të prekshme, me të gjitha personazhet.
*
Kleopatra dhe Frankenshtajni, debutimi i shkëlqyeshëm nga Coco Mellors, është një libër për shumëçka: një histori dashurie madhështore dhe marra- mendëse, një përshkrim shkatërrues i mënyrës se si varësia e shëndeti mendor na e shtrembërojnë jetën dhe po ashtu, një portret i mprehtë e i zgjuar i New York-ut të globalizuar. Mbi të gjitha, Mellor ka shkruar një libër thelbësisht njerëzor, herë i mprehtë e herë i butë, që e shenjon atë si një shkrimtare të rrallë, fjalitë e të cilës janë aq të bukura sa edhe të urta. Një lexim i paharrueshëm.
—Sam Lansky
Ndjellës, si një skenar… [Mellors] ka shkruar disa fjali të jashtëzakonshme, duke treguar një talent të madh për skalitjen e dialogëve.
—Los Angeles Times
Një roman i parezistueshëm që nuk e heq dot nga dora. Një letër dashurie për New York-un, një letër dashurie për dashurinë. Kleopatra dhe Frankenshtajni është një debutim i ndërlikuar, me humor, i ndjerë dhe i shkruar bukur.
—Nathan Englander
Libra të ngjashëm
-
Seksi i tretë
1200 L -
Mega Monster
1300 L -
Urrejtje (Twisted #3)
1500 L -
Supertruri
1400 L