Mbretëria e dragoit të artë

1000 L

Categories: SKU: 9789994304981Tags:

Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës.

Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë.

“Adhuruesit e romanit Qyteti i Shtazëve, librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.” – Publishers Weekly

Viti:

Nentor 2019

Faqe:

284

Përkthyes:

Adrian Beshaj

Botues:

Libra të ngjashëm