Voskopoja dhe bota përreth
Pëllumb Xhufi
2000 L
Me rëndësi të posaçme është veçanërisht Kodiku i Manastirit të Shën Prodromit, ku, për tre shekuj me radhë, XVI-XIX, murgjit e manastirit kanë regjistruar ngjarjet dhe personazhet që kanë shënjuar historinë e qytetit të Voskopojës. Ekzistenca e këtij kodiku është përmendur nga studiues e historianë të shumtë grekë, por, pa dashur t’i shfrytëzojnë të dhënat e tij. Përmbajtja e Kodikut rrëzon mitin e “ishullit grek të Voskopojës”, mit që kanë ndërtuar me durim brezni të tëra ustallarësh grekë të historisë.
Horizonte të panjohura na ka hapur sidomos fondi “Cinque Savi alla Mercanzia, Consoli dei Durazzo”, si edhe fonde të tjera të Arkivit Shtetëror të Venecies. Burimet e reja e vendosin Voskopojën në mjedisin e saj të natyrshëm, në lidhje të ngushta me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, Kavajën, Krujën, Elbasanin, Beratin, Prizrenin, Ohrin, Sajadhën, Shkupin e Siatishtën e qendra të tjera të Maqedonisë. Me tregtarë nga këto qytete, voskopojarët frekuentonin tregjet e Venecies, Raguzës, Ankonës, Triestes e më tej, të Vjenës, Budapestit e Frankfurtit.
| Peshë | 0,777 g/kg |
|---|
Libra të ngjashëm
-
Barleti i hershëm
2500 L









