Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë. Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si shpëtim. Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t’i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i premtuari. Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë.
Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë, thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Ca vjet më parë, krejt rastësisht, falë atyre lundrimeve të kota në internet hasa në foton “Gjon Pali dhe e bija” të Kolë Macës. Vëzhgimi i kësaj skene nuk di pse më shkaktoi njëfarë pështjellimi që përzihej me mahnitjen. Ka qenë ky çast i mbramë që e troshiti aq fort kërshërinë time. […] E pashë veten si Kolë Maca i atij moti të zi që nuk zgjodhi ta shkruante kronikën e qytetit, por ta fotografonte. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe, nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.
Libra të ngjashëm
-
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L -
Breznitë e Hankonatëve
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.