Bestseller ndërkombëtar! Kandidat për Man Booker Prize for Fiction, në 2003 dhe Oringe Prize for Fiction, në 2004. “Oriksi dhe Krejku” është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptike.
Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim – me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut – përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.
Njeriu i Dëborës rreket të gjejë një shpjegim, për veten dhe për “fëmijët e Krejkut”, të krijuar në laborator, e vetmja formë e jetës inteligjente që ka mbijetuar në Tokë, fryt ekzemplar i inxhinierisë gjenetike. Janë të shumta gjërat që duan të kuptojnë ata, sepse janë krejt të paditur për marrëzitë e njeriut.
I botuar për herë të parë më 2003, Margaret Atwood na shpie në një të ardhme që tashmë është tepër aktuale dhe aspak “letërsi distopike e spekulative”, siç u cilësua asokohe. Me të njëjtën përzierje profecie dhe satire shoqërore me të cilën shkroi “Rrëfenjën e shërbëtores”, Margaret Atwood na dhuron një roman të mprehtë paralajmërues për të ardhmen e njerëzimit dhe për të sotmen e tij.
Siç kanë treguar Orwell-i, Huxley-i, Vonnegut-i dhe vetë Atwood-i në “Rrëfenjën e shërbëtores”, rrëfimi letrar i një utopie të dështuar mund të na çelë sytë mbi të vërteta të panumërta për gjendjen e planetit. Bota jonë mund të jetë ajo e Oriksit dhe Krejkut pas pak vjetësh, pas vendimesh të çmendura të atyre që lëvizin fijet e saj.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 434 |
Përkthyes: | Erdi Ibro |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ishulli
1200 L -
Killing Commendatore
1600 L -
Policia e Kujtesës
1200 L -
Kënga e Penelopës
800 L -
Transatlantiku
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.