Bija e minotaurit
nga Agron Tufa
Çmimi origjinal qe: 1500 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L. 1080 L
20% Off
Ajo është pjesë e trupës elitare të vajzave “Engjëjt e hekurt” – agjente të stërvitura sipas modelit të KGB-së, të gatshme për çdo mision, me përkushtim dhe pa mëshirë. Dërgohet në një fshat të largët, nën petkun e një mësueseje letërsie, për të korruptuar njërin nga tre vëllezërit e një familjeje “armike” dhe për të zbuluar lidhjet e tyre me të atin e arratisur – një ish-eksponent i fuqishëm i Mbretërisë, që po planifikon një ndërhyrje të armatosur kundër regjimit.
Por realiteti ndryshon çdo pritshmëri. Familja “armike” fsheh dinjitet, dashuri dhe shpirt njerëzor nën shëmtinë e varfërisë dhe frikës. Ajo kupton se, përkun- drazi, ati i saj është arkitekti i dhunës shtetërore, për- bindëshi i labirintit që duhet të lërë pas. Misioni i saj merr një kah të papritur, ku çdo zgjedhje dhe çdo veprim rrezikon gjithçka.
Një roman misterioz dhe i ankthshëm, ku çdo faqe fsheh një kthesë të re. “Bija e Minotaurit” është poetika e labirintit, shkruar me gjuhë të gjallë sugjestionuese, imazhe të fuqishme dhe befasi që të mbajnë pezull deri në fjalën e fundit.
| Viti: | 2031 |
|---|---|
| Faqe: | 416 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Dashuritë e virgjëreshës Madalenë
Çmimi origjinal qe: 700 L.490 LÇmimi i tanishëm është: 490 L.441 L









