Frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe me ngjarje që ndërthuren me historitë e Lejlit, Gitës dhe Silkës, në librin “Tri motrat” do të lënë mendjen dhe zemrën të gjithë të pasionuarit pas historive të kurajës dhe forcës.
Tri motra sllovake i mbijetojnë disa viteve në kampin më famëkeq të nazistëve, Aushvic. Livia, Magda dhe Sibi i kanë premtuar njëra-tjetrës se nuk do të ndahen kurrë, qoftë edhe para vështirësive më të mëdha. Kështu, qëndrojnë të bashkuara edhe kur rrezikojnë të vdesin nga uria, rraskapitja apo nga mizoria e kapove të kampit nazist.
Kur forcat aleate i afrohen fitores, motrat duhet të përballen me një sfidë të fundit: marshimin e vdekjes nga Aushvici, teksa nazistët përpiqen të zhdukin provat e burgosjes dhe keqtrajtimit të mijëra njerëzve. Një ndodhi fatlume e minutës së fundit bën që tri motrat të arratisen nga rreshti i marshimit dhe të fshihen në pyll për ditë të tëra, para se t’i shpëtojnë forcat aleate.
Pikërisht aty duket se nis historia e vërtetë e tri motrave. Prej atje, ato udhëtojnë për në Izrael, në shtëpinë e tyre të re, ku beteja për liri merr një formë tjetër. Livia, Magda dhe Sibi duhet të përballen me fantazmat e së kaluarës dhe disa sekrete që i kanë mbajtur njëra-tjetrës.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 436 |
Përkthyes: | Sonila Pasmaciu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mbiemri i ri
1,200 L -
Ne të gjallët
1,200 L -
Autostrada Linkoln
1,400 L -
Luaj lojen tënde
1,000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.