Dhe nuk mbeti më askush

Çmimi origjinal qe: 800 L.Çmimi i tanishëm është: 800 L. 720 L

10%
Categories: , SKU: 9789928292315

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar.

E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.

Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë.

Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

238

Përkthyes:

Virgjil Muçi

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhe nuk mbeti më askush”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm