“Deti i Zi” është libri që thyen të gjitha rregullat e të shkruarit, veç të rrëfejë për dashurinë që ndryshon rendin e botës dhe ritmin e jetës. Dashuria në librin “Deti i Zi” nuk është kalimtare, është një gjendje e përhershme që mban frymëzimin lart dhe nuk e lë rrëfimtarin të pendohet për shpirtin e thyer, trishtimin dhe dhembjen e ndier.
Brenda një trillimi, autori fut personazhe për të treguar sekuenca të jetës. Si lexuese e veprës së Zejnullah Rrahmanit, vë re se “Deti i Zi” është libri më i hapur, është zbulimi i përvojës jetësore përmes fiksionit letrar.
Me këtë qasje të re në krijimtarinë e tij letrare, autori hap përvojën e kaluar dhe të tashme për të lejuar lexuesit të marrin jetë nga jeta e personazhit të cilin nuk e braktis edhe pasi i shkruan tregimet.
Për mua, “Deti i Zi” është rrëfimi më mbresëlënës i Zejnullah Rrahmanit, klasikut të gjallë shqiptar.
Mimoza Hasani Pllana
Zejnullah Rrahmani, romancieri i madh i shqipes, është edhe mjeshtër i prozës së shkurtër, tregimit, novelës dhe miniaturës letrare, të cilat ai i ka shkruar përgjatë dy dekadave të fundit.
Rrahmani u njoh me romanet e tij të mëdha të tematikës shqiptare, pastaj me novelat e me tregimet e përqendruara, të cilat i dominon figura dhe diskursi i figurshëm në përgjithësi.
Prozat e tij më të shkurtra, me status të një miniature letrare, kapin ndjesi e probleme në thelbin e tyre, në diskurs me gjenezë emocionin dhe në diskurse të figurshme që edhe ngjarjet i kthejnë në një figurë.
Këto janë format më personale të prozës së Rrahmanit. Lexohen si proza të veçanta, por dhe si pjesë të një mozaiku ndjesish, situatash e ngjarjesh që do të jetë një formë e veçantë e romanit.
Edhe në këtë formë Rrahmani është një stilist i madh i shqipes, autor që ngadalë është kthyer në një klasik të modernitetit letrar shqiptar.
Kujtim M. Shala
Libra të ngjashëm
-
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Letër Dylqinjës
1000 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.