Nga saga “Lulet e murit” e autores amerikane Lisa Kleypas vjen romani i dytë i kësaj romance historike “Ndodhi në vjeshtë”; Një bestseller absolut në të gjithë botën që po korr sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.
Ndodhi në ballo, ku bukuroshja Lilianë Bouman zbuloi që temperamenti i saj prej amerikaneje, s’shihej me sy të mirë në shoqërinë e stërholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi, beqari i artë më i padurueshëm i qytetit.
Ndodhi në kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan që një puthje e vetme plot pasion mund të vlente më shumë se një mijë paragjykime arrogante, dhe madje më shumë se një parfum afrodiziak!
Ndodhi në vjeshtë, kur Markusi, burri që nuk e kishte humbur kurrë kontrollin e emocioneve të tij, zbuloi se nuk ishte aspak një shkëmb: me Lilianën çdo prekje ishte një torturë shumë e këndshme.
Por ajo amerikane e pacipë nuk ishte patjetër në listën e “grave që duheshin marrë për nuse”…
Viti i botimit: | 2023 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 372 |
Përkthyes: | Adrian Beshaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kujtimet e tij
1200 L -
Një ditë dhjetori
1300 L -
Sekreti i Krishtlindjes
1200 L -
9 nëntori
1200 L -
Fillon me ne
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.