Mbretëresha e romancës italiane vjen me një tjetër roman, ku në qendër është një histori dashurie e pazakontë: Të gatshëm të ndeshen dhëmb për dhëmb, po ta lypë nevoja. E megjithatë diçka e thellë i bashkon.
Alisia Garsia dhe Anderson Dagllasi vijnë nga dy botë kryekëput të ndryshme, e megjithatë takimi i tyre i parë – gjatë një mbrëmjeje galá – është i destinuar të mbetet i paharrueshëm. Andersoni, pinjoll i një familjeje të fuqishme të Xhorxhias, është kthyer në Atlanta për të organizuar një mbledhje fondesh në vend të gjyshit, senator prej dekadash, por për momentin jashtë loje për shkak të një problemi shëndetësor.
Kurse Alisia “ka hyrë tinëz” në festë për të marrë vesh ndonjë të fshehtë nga krahu politik kundërshtar.
Teorikisht Andersoni dhe Alisia s’kanë asgjë të përbashkët, përkundrazi, janë armiq të shpallur. E megjithatë duket sikur është e shkruar që rrugët e tyre të kryqëzohen në shumë raste të tjera.
Po sikur në fund të zbulonin që idetë e tyre s’janë dhe aq të ndryshme, të paktën jo për gjithçka?
Të ndryshëm si nata me ditën në gjithçka, thuajse “armiq”.
Viti i botimit: | 2023 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 352 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
E dashura
1,100 L -
9 nëntori
1,200 L -
Kockat e zemrës
1,200 L -
Dashuri e shëmtuar
1,200 L -
Kurrën e kurrës
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.