Një tablo e gjallë e shoqërisë ruse të shekullit XIX, por, mbi të gjitha, historia prekëse e një njeriu për të cilin vdekshmëria bëhet i vetmi aspekt i jetës që e ka të përbashkët me njerëzit e tjerë.
I shtyrë drejt shtratit të vdekjes nga një sëmundje e pashëru- eshme, fisniku i varfëruar tridhjetëvjeçar Çulkaturrin vendos të shkruajë një ditar, duke hedhur vështrimin pas mbi jetën e tij të shkurtër. Pasi përshkruan zhgënjimin e rinisë dhe rënien e familjes së tij nga pozita e dikurshme, bashkë me humbjen e statusit shoqëror, rrëfimi përqendrohet te dashuria e tij për Lizën, vajzën e një nëpunësi të lartë shtetëror, te rivaliteti me princin N., të hijshëm e plot sharm, dhe te poshtërimi që pason. Këto faqe ndihmuan në formësimin e arketipit të “njeriut të tepërt”, një figurë e përsëritur në letërsinë ruse të shekullit XIX.
Botuar për herë të parë në vitin 1850, “Ditari i një njeriu të tepërt” fillimisht u censurua nga autoritetet, pasi disa prej pasazheve të tij u gjykuan si tepër kritike ndaj shoqërisë ruse.
| Botues: | |
|---|---|
| Faqe: | 112 |
| Viti: | 2026 |
| Përkthyes: | Bujar Hudhri |









