55 ditë

nga Mirela Oktrova

2500 L

Categories: , , SKU: 9789928261793

“Në mungesë të dokumentave të identifikimit dhe vizës, secili prej të shpërngulurve merr në dorë një vulë, akronimin e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe një numër, që e identifikon. Praktika, me reminishencë të fortë me kampet e dikurshme naziste të përqendrimit, komentohet në shtypin gjerman si “cënuese” për dinjitetin njerëzor…, dikush shkon deri aty, sa të propozojë madje ndalim dhe deri kërkim ndjese për përdorimin e saj… . Vetë të shpërngulurit e trajtojnë me kujdes si “vulën e shpresës”, lirojnë dorën e vulosur nga gjithë ç’kanë me vete dhe përpiqen ta mbajnë disi më lart, për ta ruajtur se mos u fshihet…, ndërsa mua, përsëritja e së njëjtës praktikë në kushte dhe me motive të ndryshme më ngjan si një lloj katarsisi… Fundja njeriu – me mënyrën se si i përdor – është ai, që u vesh objekteve domethënie…, sikurse dhe këtij numri identifikimi…, përdorimi i të cilit sot, ndryshon historinë shumëvjeçare të lidhjes së njeriut me numrin, duke kuruar simbolikën e përndjekjes, të cilën këtë herë nuk e mbjell, por e shmang…”

Brazdë, 10. Prill 1999

[dt_gap height=”10″ /][dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /]

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës …. Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi…

Po edhe nëse emocionet e mia dallojnë nga ato të lexuesit…, shpresoj të ndajmë së bashku reflektimet që përballja me këto fakte nxit: për mua lufta mbetet sfida më e fortë, ku njerëzimi provon veten, ndërsa paqa, sprova e madhe, që verifikon nëse sfida e luftës ka qenë e duhura dhe sa ajo ia ka vlejtë… . Shpresoj fort, që edhe lexuesi të mos mbetet larg kësaj qasjeje…

Sepse pikërisht këtej merr jetë shtysa për të botuar këtë ditar dhe këto fotografi: jo vetëm për të risjellë në kujtesë sakrificat, por edhe për të tërhequr vëmendjen e njeriut për njeriun – që vërtet fiton përmes luftës – po fiton akoma më shumë përmes paqës… . Natyrisht, për sa kohë di ta vlerësojë atë!

Për të vlerësuar paqen, mjafton një luftë!

Mirela Oktrova

Tiranë, Shkurt 2019

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “55 ditë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm