7 zakonet e familjeve të suksesshme

1500 L

Categories: SKU: 9789928004208

Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla e të mëdha, të rëndomta e të jashtëzakonshme, me të cilat përballen ë gjitha familjet, herët a vonë. Ky libër i shumëpritur ofron mësime të çmuara për krijimin dhe ruajtjen e një kulture të fortë familjare, në këtë botë të trazuar.

Me të njëjtat ide të thella, me po atë thjeshtësi dhe mençuri praktike që e ngjiti në majat botërore librin “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm”, Stephen R. Covey e kthen tani vëmendjen te shqetësimi kryesor i shoqërisë së sotme, te familja.

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Me qartësinë dhe veçantinë me të cilat tashmë ka bërë për vete dhjetëra miliona lexues, Covey na tregon se parimet e 7 zakoneve mund të përdoren për të ndërtuar familje të forta dhe të dashura, që zgjasin me breza.

SIÇ THOTË COVEY, KUR RRIT FËMIJËT, PO RRIT EDHE NIPËRIT.

Ai na tregon se, ndërtimi i një familjeje të fortë nuk është çështje natyre apo përkujdesi, por çështje zgjedhjeje.

Duke na treguar përvoja domethënëse, shpesh të mprehta apo me humor nga jeta e tij, por edhe nga jeta e shumë familjeve që përpiqen të jetojnë sipas këtyre parimeve, Covey na mëson se si:

  • Të bëhemi agjenti i ndryshimit në familjen tonë
  • Të krijojmë një formulim të misionit të familjes – shprehja nxitëse dhe përbashkuese e një vizioni dhe vlerave të përbashkëta
  • Ta kthejmë familjen në përparësi, edhe në mes të kësaj bote të trazuar
  • Të punojmë së bashku me efikasitet, për të gjetur zgjidhje të reja dhe alternative
  • Ta zhvendosim fokusin nga mbijetesa (kur me zor ia del për vete) te domethënia (te sjellja e ndryshimeve reale për familjen dhe botën)
Viti i botimit:

2020

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

532

Përkthyes:

Megi Mëhilli

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “7 zakonet e familjeve të suksesshme”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm