Arti i marrëveshjes së saj
nga Mary Jordan
1200 L
Kjo biografi e shkëlqyer e Melania Trampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës “Washington Post”, “zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë” (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.
Imazhi i Melania Trampit në librin “Arti i marrëveshjes së saj” është ai i një gruaje të mençur, të fortë, ambicioze, të matur, që di të gjuajë larg. Ndërkohë që burri i saj u bë i famshëm me frazën “arti i marrëveshjes”, në fakt, është ajo që i përdor më mirë levat për të marrë gjithçka do. Kjo është historia e artit të marrëveshjes së saj.
Mbështetur në intervista me më tepër se njëqind njerëz në pesë shtete të ndryshme, “Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit” na skicon një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë. Edhe pse imazhi i saj publik është ai i një gruaje të ftohtë që qëndron mbi lojërat politike të Uashingtonit, pas skenës Melania Trampi nuk është vetëm pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Tramp, por në disa vendime kyçe, ajo ka qenë këshilltarja e tij e vetme më me ndikim.
Në jetën publike, Melania Trampi ka synuar enkas të mbetet e mistershme. Me ndihmën e njerëzve kyç që flasin për herë të parë publikisht dhe nëpërmjet dokumenteve të pabotuar më parë, “Arti i marrëveshjes së saj” vështron përtej sipërfaqes, për të zbuluar një emigrante këmbëngulëse dhe jetën që ka bërë përpara se të njihej me Donald Trampin. Autorja MaryJordan ndjek gjithë udhëtimin e Melanisë nga Sllovenia, ku familja e saj dallohej për veçantinë, deri në ditët kur punonte si modele në skenën e një industrie të rëndë, në banesën e vogël të Manhatanit ku jetonte me një fotograf e deri te vallëzimi i gjatë e i ngatërruar dashuror që, në fund, rezultoi me martesën me Trampin. Autorja dokumenton rolin thelbësor të Melanisë në jetën politike të Trampit para dhe gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar pse ai u beson aq shumë instinkteve të saj.
Viti i botimit: | 2020 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 386 |
Përkthyes: | Taulant Hatia |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Leonardo da Vinci
3000 L -
Elon Musk
1400 L -
Jeto për ta treguar
1500 L -
Rruga për në Skelën Uigan
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.