Atje ku mali takon hënën

nga Grace Lin

1000 L

Categories: SKU: 9789928004932

Kjo fantazi befasuese, e frymëzuar nga folklori kinez, mund të krahasohet me romanin. “Lumi vezullues i qiellit” dhe me bestsellerin e New York Times-it e kandidatin për National Book Award “Kur deti shndërrohet në argjend”.

Në luginën e Malit të Shkretë, një vajzë e vogël me emrin Minli jeton bashkë me prindërit në një kasolle të rrënuar. Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për Dragoin Jade dhe për Plakun e Hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës.

E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.

Gjatë udhëtimit, takon një seri personazhesh dhe krijesash magjike, ndër ta edhe një dragua që e shoqëron deri në fund të rrugëtimit.

Viti i botimit:

2021

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

300

Përkthyes:

Nikolla Langore

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Atje ku mali takon hënën”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm