Baba Tomorri

nga Cajupi

400 L 360 L

Categories: SKU: 9789992731311

Te “Baba Tomorri” u shfaqën të gjitha prirjet krijuese të Çajupit dhe veçoritë e stilit e të talentit të tij të vetvetishëm. Shpirti atdhetar s’kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s’kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse, shpirti shpotitës një penë aq të mprehtë dhe vjershëria shqipe një gjuhë poetike aq të njomësht e aq të afërt me këngët e popullit. Ishin këto arsyet që Çajupi i shumë veprave të tjera mbeti gjithmonë i njëjtësuar me Baba Tomorrin dhe Baba Tomorri me poetin. Kur na merr malli për njerëzit dhe gurët e vendlindjes, le të këndojmë ; kur na zë malli i mërgimtarit, le të këndojmë Çajupin; kur na djeg malli i dashurisë, le të këndojmë Çajupin; kur na zë malli për këngën e fyellit dhe malli i shqipes, le të këndojmë Çajupin.

Viti:

1997

Faqe:

72

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Baba Tomorri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm