Në një ishull të bregut të Irlandës janë mbledhur të ftuarit për të festuar lidhjen e jetëve të dy personave. Dhëndri: i hijshëm e tërheqës, yll televizioni në ngritje. Nusja: e zgjuar dhe ambicioze, botuese reviste.
Është dasmë e denjë për një revistë apo për njerëz të famshëm: fustan i mrekullueshëm, vend i largët, organizim i shkëlqyer luksi, uiski i shtrenjtë. Shërbimi i telefonisë celulare mund të mos jetë i pandërprerë dhe dallgët e detit mund të jenë të fuqishme, por festa është planifikuar deri në hollësitë më të vogla që do të zbatohen me profesionalizëm.
Por përsosmëria ekziston vetëm në planifikim, kurse njerëzit janë si gjithë të tjerët. Ndërsa kërcasin tapat e shampanjës dhe fillon festa, urimet dhe ca kujtime të largëta fillojnë të përzihen me fyerje e xhelozi të vockla.
Shoqëruesit e dhëndrit nisin lojën e pijes si në kohët e shkollës. Shoqëruesja e nuses gris jo aq rastësisht fustanin. Shoku më i vjetër i nuses ngre një dolli jo aq të pëlqyeshme që i vë dasmorët në siklet.
Pastaj, zbulohet se dikush ka vdekur. Kush është personi që dëshiron të prishë lumturinë e çiftit? Dhe çfarë ka më shumë rëndësi, për ç’arsye?
“Më pëlqeu ky libër. Më dha po ato valë kënaqësie që marr kur shijoj një roman klasik të Agatha Christie… Këndvështrimet e ndryshme që ndërthuren aty ju bëjnë të parashikoni diçka e pastaj të zbuloni se e keni parashikuar gabim.”
– Alex Michaelides, autor i bestsellerit #1 të New York Times “Pacientja e heshtur”
“Të kujton veprat e së madhes Agatha Christie… i kushton vëmendje të madhe hollësive në dukje të parëndësishme dhe të kaluarës së personazheve, që janë të gjitha shumë të rëndësishme.”
– New York Times
“Një dasmë luksoze e dy njerëzve të famshëm në një ishull të largët me shërbim jo cilësor të telefonisë celulare? Çfarë mund të mos shkonte siç duhej? Kapërcejini hollësitë e luksit dhe mbani frymën për zhvillime të errëta kur një prej të ftuarve gjendet i vdekur.”
– People
“Askush nuk mund të ketë ardhur në ishull me mendjen për të vrarë, por kjo dasmë madhështore shndërrohet në katastrofë kur hap pas hapi zbulohet se kushdo nga të ftuarit mund të ketë shtysa për t’u bërë vrasës për hakmarrje.”
– Washington Post
Viti i botimit: | 2020 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 396 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Familja e katit të sipërm
1,300 L -
Atje ku pemët takojnë yjet
1,400 L -
Vajza e humbur
1,200 L -
Rikthimi i familjes Lamb
1,200 L -
Labirinti i Shpirtrave
1,800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.