Çelestja, planeti im
nga Timothee de Fombelle
700 L
Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
Në një qytet të së ardhmes, që rritet vetëm vertikalisht, jeton një djalë i ri që ha, fle, shkon në shkollë, bën detyrat e shtëpisë si bashkëmoshatarët dhe prapëseprapë ndryshon nga të tjerët. Jeton gjithmonë i vetëm, sepse e ëma, një grua në karrierë, është e zënë njëzet e pesë orë në ditë duke drejtuar një ndërmarrje të stërmadhe. Atij doemos që nuk i mungon asgjë: frigoriferi po “shembet” nga blerjet online, mjafton të hapë gojë dhe lojërat elektronike të fjalës së fundit i mbërrijnë si me magji. Por ajo që i mungon është diçka tjetër…
Për fat të mirë ka Brisin, një shok të dashur që i bën shoqëri dhe ka një baba fantastik. Por djaloshi “jetim” ndihet gjithsesi i vetmuar. Derisa në prag të katërmbëdhjetëvjetorit, zemra i del nga kontrolli: një ditë, një vajzë shumë e ëmbël, Çelestja, vjen në klasën e tij dhe ja ku ndizet shkëndija, duke shpërndarë yje dhe zemra kudo! Por bukuroshja zhduket dhe kërkimi i saj i dëshpëruar do t’i zbulojë djaloshit të kësaj historie të gjitha plagët e Planetit, që duhet shpëtuar, ashtu si vetë Çelestja… Autori ndërthur vizionet e së ardhmes me problemet e shoqërisë së sotme, duke i dhënë jetë një historie, protagonist i vërtetë i së cilës është mesazhi: “Le të shpëtojmë Planetin tonë”.
Viti: | 2023 |
---|---|
Faqe: | 92 |
Botues: | |
Përkthyes: | Venera Domi |
Libra të ngjashëm
-
Libri i filozofisë
2500 L -
Ne jemi pafundësi
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.